Home Kaçanik KAÇANIK/Arrestohet një person për dhunë në familje 

KAÇANIK/Arrestohet një person për dhunë në familje 

by 05
0 comment

Stacioni policor në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Mejdi Dalloshi ” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.B (M.K) i moshës 45 vjeçar, i cili, fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet  F.B (F/K) e moshës 44 vjeçare, e më pas kishte dëmtuar gjësende në shtëpi.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]