Home Asistent/e Administrativ/e (1), Zyrtar/e (2) – Komuna e Ferizajt

Asistent/e Administrativ/e (1), Zyrtar/e (2) – Komuna e Ferizajt

by 05
0 comment

PËRSHKRIMI

RN00009496
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/07/2022
Afati për aplikim: 09/08/2022 – 23/08/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001059 | RN00007207 | Asistent Administrativ 4 | Profesional 3 | 7 | Komuna Ferizaj
  • RPC0001066 | RN00007214 | Zyrtar për Evidentimin e Pronës së Paluajtshme | Profesional 2 | 5 | Komuna Ferizaj
  • RPC0001290 | RN00007454 | Zyrtar për Gjendje Civile 4 | Profesional 3 | 5 | Komuna Ferizaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Ferizaj shpall:

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
  • Institucioni Komuna Ferizaj
  • Nr. i Referencës RN00009496
  • Kodi RPC0003233
  • Data e njoftimit 18.07.2022
  • Afati për aplikim 09.08.2022 – 23.08.2022

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe   në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për   të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave    profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a  të studimeve universitare në Juridik, ose Administratë Publike me të  paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to ;
  • Përvoja e punës e kërkuar: së paku 2 (dy) vite përvojë pune;

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike  dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisës së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokument që nuk jeni nën hetime (nga gjykata)

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri dhe përvojë substanciale lidhur me vendin e punës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shërbyesit civil dhe zyrtarët publikë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Job Category: Asistente administrative zyrtare
Job Type: Orar i plotë
Job Location: Ferizaj

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]