Home Lajme “Je ministri më i dështuar”, Hekuran Murati në replika me deputetët

“Je ministri më i dështuar”, Hekuran Murati në replika me deputetët

by 05
0 comment

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u përball me kritika dhe akuza për mosrealizim të projekteve kapitale nga deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai u akuzua po ashtu për diskriminim të komunave ku nuk udhëheq partia e tij.

Por, këto akuza i mohoi në foltore ministri Murati, i cili tha se e bën të kundërtën, duke i trajtuar barabartë komunat dhe se pret që realizimi i projekteve nëpër komuna të përshpejtohet.

“Nuk ka bllokadë nga niveli qendror, përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë sa më shpejt që të jetë i mundur. Nëse bëhet fjalë për çështje të tjera, për lista dëshirash që mund t’i kenë kryetarët e komunave dhe kërkojnë që pushteti qendror t’ua financojë dhe nëse kjo praktikë ka ekzistuar në të kaluarën, ne kemi thënë që kjo praktikë me këtë qeveri nuk mund të ekzistojë. Pra, të gjitha komunat do të trajtohen sipas peshës që e kanë, barabartë”.

Murati tha se ka përfunduar praktika kur ka pasë mbështetje shtesë nga niveli qendror për komunat ku në udhëheqje kanë qenë kryetarë nga partia në pushtet.

“Te ne s’ndodh, trajtohen barabartë”.

Por, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në replikë i tha Muratit se është ministri “më i dështuar”.

“Kjo tregon që po përgatiteni me godit pushtetin lokal aty ku ju nuk e keni fuqinë politike dhe do të mbajë përgjegjës. Flasim se vjen buxheti prapë. Po s’është mirë me iu thënë ‘listë dëshirash’ këtyre projekteve, të cilat janë dakorduar. Unë në shumë mënyrë të thjeshtë të thashë. S’ka përgjigje prej Qeverisë. Këtë ta thashë. Ti më thua listë dëshirash.  Duhesh me dhënë argumente, ministër. Unë s’kam nevojë për ty, por kjo qeveri ka nevojë për votën tonë. Unë s’kam nevojë për ty, asnjë send – për shkak se je ministër totalisht i dështuar. Je ministri që po e fundos Qeverinë Kurti ngadalë-ngadalë”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së tha se pret diskutim përmbajtjesor nga ministri Murati për këtë çështje.

Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se gjendja në këtë drejtim përbën alarm.

“Ju si ministër i Financave e kuptoni që gjendja me investime kapitale është alarmante. Gjashtëmujori i parë dhe vetëm 11% realizim, nuk ka hapësirë për shpresë momentalisht”.

Ai tha se kishte pritshmëri që nga ministri Murati të ofrojë zgjidhje meqë “Qeveria ofron zgjidhje e qytetarët janë për ankesa”./Gazeta Express/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]