Home Lajme Jasharaj: SBASHK-u ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati

Jasharaj: SBASHK-u ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati

by 05
0 comment

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar sot se ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.

“SBASHK-u e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj ministrit Murati. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Nuk e ka pru atë buxhet ai prej shtepisë të vet. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por buxhetin e popullit ndaja njerëzve që u shërbejnë popullit”- ka thënë Jasharaj para mediave.

Jasharaj tutje u bëri thirrje mësimdhënësve të vazhdojnë grevën dhe të mos dorëzohen.

“I kemi harxhuar të gjitha mundësitë për të dialoguar me Qeverinë. Kemi dërguar edhe një ndërmjetësues. Nuk e kemi mendjen me tradhtu zërin tuaj sepse po punojmë sipas zërit tuaj. Të urojmë dhe t’i lutemi Zotit bashkë që Qeveria Kurti të dialogojë. Pa të ofruar asnjë zgjidhje dhe vetëm kërcënime, e kanë të kot sepse ne jemi në rrugën e Zotit. Ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër. Greva do të përfundojë kur të thoni ju, kur Qeveria t’i zgjidh kërkesat tona. Greva do të përfundojë ashtu siç është shpallur, përmes mediave” – ka thënë ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se dje është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave të punonjësve publikë, por, sipas tij, jo të gjithë i kanë marrë rrogat.

Sipas ministrit kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar me grevat që kanë nisur më 25 gusht, pra për shkak të vonesave në procesimin e listave të atyre që kanë punuar dhe të atyre që nuk kanë punuar.

“Greva e deklaruar në fund të muajit gusht ka krijuar nevojën që të riprocesohen llogaritjet për disa organizata buxhetore.Ne kemi bërë kërkesë nga organizata buxhetore që të përditësojnë listat por vonesa në këtë proces ka pamundësuar  gjithë procedimin e pagave ditën e sotme” – tha ministri në një konferencë për media.

1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkollat e Kosovës.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të jetë më intensive nga sot.

Rritja e pagës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit derisa të miratohet e zbatohet Ligji për Paga, Plotësim – ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti dhe zbatimi sa më parë i Ligjit të miratuar dhe të shpallur për Sigurimin Shëndetësor qysh në vitin 2014 janë tri kërkesat e sindikalistëve.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]