Home Rajon & Botë Ja pse Rama tha që islamofobët janë idiotë…

Ja pse Rama tha që islamofobët janë idiotë…

by 05
0 comment

Po merr një vlerë monumentale thënia e Ramës së “islamofobët janë idiotë”, këto ditë kur një reaksion islamofob në Kosovë ka shpërthyer ndaj një kërkesë me theks juridik për shfuqizimin e një Urdhëri Administrativ, i cili bie ndesh me Kushtetutën në rastin e mosjelimit të vajzave me shami në shkollë.

Kërkesa, pjesë e një fushate të iniciuar nga një i ri kosovar jurist, tenton të zhbllokojë një ngërç tipik juridik, që fjala vjen, sa për krahasim nuk ekziston askund në rajon, në Shqipërinë fqinje jo e jo. Për më tepër madje, në terma shoqërorë, femrat me shami “kanë depërtuar” deri në kabinetin Rama, më saktë janë emëruar prej këtij të fundit në detyra të caktuara, siç është shefja e tij e Protokollit, Armela Nano, pa llogaritur me dhjetra sosh në nivele të ndryshme të administratës. Një rol në këtë ka luajtur dhe fakti i qartësimit të asaj çfarë deri dje ishte e paragjykuar, edhe për shkak të mosdijes. Prania e fortë e faktorit musliman në shoqërinë shqiptare, pothuajse në të gjitha nivelet, ka çuar në të kuptuarit e realiteteve fetare, deri dje me dritëhije për shumëkënd pa infot e duhura. Edhe pse në aspekt shoqëror do ketë gjithnjë zëra o paragjykues nga padija o thjesht refuzues nga mosdakortësia, në nivel shtetëror s’ka kokëçarje nga laikja që refuzon fetaren.

Ndërsa në Kosovë duket se ora ka mbetur te ata që sado t’jua bësh të qartë një realitet të caktuar, vijojnë të preferojnë atë çfarë u thotë radakja, e cila pos padijes është dhe plot mllef. Kur bashkohen të dyja prodhojnë idiotësi.

Shprehjen më të mirë të kësaj alkimie të hatashme e gjen te një prej reagimeve, e cila ka për autor Enver Robellin. Për t’ia dhënë hakun, nuk është gazetar i keq. Madje është ndër ata që ia qëllon në shumë drejtime, por kur vjen puna për cështje fetare, me mllefin që e karakterizon, mjafton shprehja e Ramës për ta përkufizuar.

Ajo që shkruan, gjersa nuk ka në rreshta as inteligjencë, as etikë, as qytetari, madje në një kuptim as shqiptari, është e gjitha në gjetjen e një fjalë të vetme nga Rama: idiotësi! /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]