Home Lajme Islamofobia në shtëpinë Albin Kurtit, ‘luftëtarit’ të islamofobisë

Islamofobia në shtëpinë Albin Kurtit, ‘luftëtarit’ të islamofobisë

by 05
0 comment

Ka qenë praktikë e partive të 20 vjeçit që në rast skandalesh të shpërqendrojnë publikun tek temat fetare. Albin Kurti në fushatën e vitit 2017 në një tubim siç shihet dhe në video pati deklaruar ‘’Për më tepër, njeriu që është afër ardhjes në pushtet dhe qeverisjes së Kosovës, tha se do e luftojë islamofobinë, fenomen që karakterizon disa segmente të shoqërisë kosovare, në pushtet apo media’’, pati thënë Kurti atë kohë.

Por deri atëherë asnjë ‘islamofob’ nuk është ‘vrarë’ e as ‘plagosur’ nga lufta e premtuar e Kurtit për fenomenin në fjalë. Islamofobia ka zënë të bëhet e vetmi instrument kontrollues i partisë së Kurtit jo domosdo udhëhequr nga ia por nga hija e tij Bisnik Bislimi siç kanë raportuar mediat.

Një mori eliminimesh tashmë janë bërë edhe publike nga aktivistët e VV-së, derisa publiku sheh me mosbesim atë që po ngjan.

Cili është qëndrimi juaj për Projekt-Kodin Civil?” – është pyetja që raportohet se po iu shtrohet kandidarëve për kryetarë qendrash të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënpyetja është nëse pranohen ose jo bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë, për t’i hapur derën martesave të seksit të njëjtë në të ardhmen.

Kjo është konfirmuar edhe nga z. Beni Kizolli, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, por edhe nga Shkëlzen Bislimi, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Ky i fundit, madje nuk ngurroi ta etiketonte subjektin në të cilin bënte pjesë edhe si organizatë islamofobësh.

“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – ka thënë z. Bislimi.

Shembullin e z. Bislimi e ndoqi edhe aktivisti tjetër nga kjo komunë, Fadil Spahiu që përmendi fushatë denigrimesh në partinë e tij.

Nacionale ka raportuar se nga gara është eliminuar edhe Valon Ramadani në Ferizaj, Ramadan Beshiri në Ferizaj dhe Bedri Maqastena në Podujevë.

Por, bashkëjetesat e seksit të njëjtë megjithatë duket të mos jenë arsyeja reale prapa këtyre eliminimeve politike.

Pretendohet më tej që në këto “spastrime politike” janë të përfshirë direkt Albin Kurti, zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe një aktiviste me emrin Dejona Mihali.

Sipas burimeve, në eliminimet që kanë ndodhur të paktën në Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Viti dhe Podujevë janë favorizuar ata që njihen si “krahët e Besnik Bislimit dhe Dejona Mihalit”. Të gjithë me pretekstin se nuk kanë mbështetur Projekt-Kodin Civil që hap derën për bashkëjetesat mes seksit të njëjtë.

Për ta mbështetur pretendimin e tij, burimi nga Vetëvendosje përmend edhe një rast konkret.

Krejt është bllof Kodi Civil, sepse kandidati nga Obiliqi, Halil Thaçi, ka votuar kundër Kodit por ai është lejuar në garë, ndërsa të tjerët nuk janë lejuar,”, theksoi burimi.

Krejt zërat kundërshtues po eliminohen në VV, në emër të islamit e në emër të ideologjisë, ndërsa (harrohet) që ne ministrin e Financave (Hekuran Muratin) e kemi të djathtë.” – shtoi ai.

Shkarkimet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Projekt-kodit civil, që u shfrytëzua si pretekst për “spastrime” në zgjedhjet e brendshme të LV-së, ia ka parë sherrin edhe deputeti i kësaj partie, Visar Korenica. Në mbledhjen e djeshme, Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec.

Një vendim të tillë, e ka konfirmuar vetë z.Korenica për gazetën Nacionale. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.

Kujtojmë që në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar garën e brendshme partiake. Natyrisht, nuk kishte risi në kreun e saj, pasi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u zgjodh edhe për një mandat si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, nënkryetar i partisë më të madhe në vend u zgjodh Glauk Konjufca, që është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. E sekretar organizativ, që është një nga pozicionet më të rëndësishme në LVV, për befasinë e shumëkujt, u zgjodh Alim Rama, që po ashtu përfaqëson këtë parti në Komisioni Qendror Zgjedhor.

E grupi nga Tirana, siç tashmë po i referohet Lumir Abdixhiku i LDK-së aktivistëve të LVV-së nga Shqipëria, përsëri mbajtën pozitat pothuajse të njëjta si më parë. Aktivistja nga Shqipëria, Dejona Mihali, një figurë tërësisht e panjohur për publikun kosovar, vazhdon të jetë e fortë në partinë e Kurti, duke u rizgjedhur në pozitën e Koordinatorës së Komiteteve.

Ministrja Haxhiu javë më parë ka paralajmëruar rithkimin e projekt-kodit civil në Kuvend, duke theksuar se shpreson që kësaj radhe të kalojë kjo nismë ligjore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]