Home Ferizaj Ish-kryetari i Ferizajt, Adem Salihaj, jep dorëheqje nga LDK-ja

Ish-kryetari i Ferizajt, Adem Salihaj, jep dorëheqje nga LDK-ja

by 05
0 comment

Adem Salihaj ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se tash e tutje dëshiron t’i përkushtohet familjes dhe shkrimeve.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për 32 vjet me radhë ka qenë pjesë e këtij subjekti politik duke përfshirë edhe themelimin e degës së LDK-së në Ferizaj.

“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova”, ka shkruar Salihaj.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]