Home Lajme Ideja e prof. Salihut  për bashëveprim kombëtar në fushën e sigurisë, shkon një hap përpara në takimin e presidentëve shqiptar Osmani dhe Begaj.

Ideja e prof. Salihut  për bashëveprim kombëtar në fushën e sigurisë, shkon një hap përpara në takimin e presidentëve shqiptar Osmani dhe Begaj.

by 05
0 comment

Të formohet urgjentisht Këshilli Kombëtar i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ide e dhënë nga profesor Hyzri Salihu është përmendur si nismë dhe sot nga presidentja  e Kosovës znj. Osmani në takimin e saj me presidentin shqiptar z.Bajram Begaj.

“Është me rëndësinë që me Shqipërinë, siç e diskutuam, të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Begajn.

Presidentja tha se kjo praktik “është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete”.

“Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, tha ajo.

Kosova, siç tha presidentja Osmani, llogarit në Shqipërinë dhe ajo i tha Begajt se ka besim që nën udhëheqjen e tij do të intensifikohen marrëdhëniet ndërshtetërore.

“Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë. Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë, siguria është shndërruar në prioritet”, tha Osmani ndër tjerash.

Begaj, në anën tjetër, tha se Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtin vizion dhe bëjë të njëjtën rrugë. Ai foli për stabilitetin rajonal duke thënë se duhet punuar për ta mbajtur paqen, e cila tha se “është delikate”.

Ndryshe këtë ide e ka dhënë publikisht edhe profesor Hyzri Salihu nga Ferizaj një intelektual aktiv i kuazës shqiptare.

Për Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës, ndihet nevoja e domosdoshme për një filozofi pragmatiste të veprimit në kushte të reja, e cila duhet të imponojë rregulla të reja bashkëpunimi dhe ndërveprimi brenda doktrinës ushtarake të NATO, përballë rreziqeve dhe kërcënimeve, administrimit të fuqisë kombëtare duke përfaqësuar qoftë dhe formalisht shtetin-komb. Ka arsye madhore për t‘u sjellë politikisht si të tillë pati shkruar Salihu.

Kombi shqiptar historikisht i ndodhur  në “vijën e zjarrit“, u bë forca e qëndresës kundër invazionit sllav ortodoks drejt Adriatikut, Mesdheut, Maltës dhe Gjibraltarit. Situata mbart brenda saj lidhjet historike nën pushtimin romak, osman, dy luftrat botërore dhe “luftën e ftohtë“.

Në këto kushte, me vizionin e ri të zhvillimit kombëtar politika shqiptare duhet të orientohet dhe të dominohet nga patriotizmi.

Organizimi kombëtar duhet t’i drejtohet një modeli të ri të përfaqësimit, ndryshe nga më parë, duke pranuar rolin dhe misionin e Strategjisë Kombëtare dhe të Kuvendit Kombëtar, të programeve shtetërore për mbrojtjen e interesave kombëtare, mbështetur në vullnetin e shqiptarëve kudo në botë, në burimet e pashtershme të popullit brenda dhe jashtë trojeve etnike pati shkruar prof. Hyzri Salihu para disa kohe./zeropese.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]