Home Ferizaj I riu në Ferizaj kapet mat duke vjedhur proshutë në ‘Viva Fresh’, dërgohet në mbajtje

I riu në Ferizaj kapet mat duke vjedhur proshutë në ‘Viva Fresh’, dërgohet në mbajtje

by 05
0 comment

Rastet e vjedhjeve nëpër markete në Kosovë nuk janë të rralla, por jo gjithmonë kapen personat e dyshuar, pasi të njëjtit arrijnë të ikin. Por ndryshe ka ndodhur në një market në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku një person u kap në flagrancë duke vjedhur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet ndaj një 24-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në marketin ‘Viva Fresh’.

Sipas burimeve, i dyshuari kishte arritur që t’i marrë pa paguar disa paketime me proshutë në vlere te mbi 50 eurove, por u zbulua nga sigurimi i marketit.

24-vjeçari nuk iu bind urdhrit të sigurimit që të ndalej dhe i njëjti është nisur të ikë në hapësirat përreth marketit. Por pavarësisht tentativës, ai nuk ia doli që të shpëtojë, për shkak se u arrestua nga njësitë policore.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Pas përfundimit të procedurave policore Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]