Home Ferizaj I harroi çelësat në derë, 48-vjeçarit në Ferizaj ia vjedhin veturën

I harroi çelësat në derë, 48-vjeçarit në Ferizaj ia vjedhin veturën

by 05
0 comment

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur pardje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se pronari i veturës (emër i njohur për redaksinë) e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se nuk e ka gjetur automjetin e tij, ku e kishte parkuar një ditë më parë.

Para hetuesve policorë ka deklaruar se veturën e kishte parkuar në rrugën “Sali Çeku”, por kur kishte shkuar sot për ta marrë, nuk e gjeti.

Këtë herë hajni e ka pasur më të lehtë për ta vjedhur, pasi siç mëson Sinjali, pronari i ka harruar çelësat në derën e automjetit.  

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vjedhje e veturës” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit apo të dyshuarve.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]