Home Ferizaj I dyshuari për vrasjen e kryeministrit Kurti vepronte në Ferizaj dhe Deçan!

I dyshuari për vrasjen e kryeministrit Kurti vepronte në Ferizaj dhe Deçan!

by 05
0 comment

Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti, ishte në dijeni për planin e atentatit të tij në vitin 2021.

Gjatë ditës së sotme mediumi në Shqipëri “A2 News” raportoi se është publikuar një dokument nga hakerët iranianë, që thonë se është vjedhur nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, e ku thuhet se se si para një viti Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan që ishte bërë për ta ekzekutuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më pas Ismet Haxhën, ish-anëtarin e Shërbimit Informativ të Kosovës, si dhe Xhavit Halitin, deputetin e PDK-së.

E nga ekzekutivi i Kosovës në interesimin e mediave rreth kësaj çështje kanë konfirmuar se kanë qenë në dijeni për një plan të tillë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim me Publikun në Qeverinë e Kosovës.

I dyshuari për të kryer këtë plan sipas ‘A2 News’, që ka pasur qasje në këto dokumente, thuhet se ishte Prek Kodra, i cili jeton në Shkodër, e vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan. Në dokument thuhej se ai ishte një snajperist i mirë.

Qëllimi i planit të ekzekutimit të këtyre atentateve ishte destabilizimi i gjendjes në Kosovë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]