Home Mix Hulumtim: Burrat e martuar dhe të diplomuar kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë

Hulumtim: Burrat e martuar dhe të diplomuar kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë

by 05
0 comment

Në një hulumtim të kryer është konstatuar se mundësia për të jetuar më gjatë, veçanërisht tek meshkujt e martuar dhe të diplomuar nga universitet, është e lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shkencëtarëve danezë, edhe pse burrat kanë një jetëgjatësi më të ulët se gratë, ata mund të kenë “një shans për të jetuar më gjatë se gratë”.

Në hulumtimin rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “BMJ Open”, janë analizuar të dhënat e mbledhura mes viteve 1751-2020 mbi jetëgjatësinë e burrave dhe grave në 199 shtete në të gjitha kontinentet.

Hulumtimi zbuloi se mundësia e burrave për të jetuar më gjatë se gratë në vendet e zhvilluara ka rënë deri në vitet e 1970-ta, shifër e cila gradualisht u rrit në të gjitha popullatat në vitet në vijim.

Më tej u theksua se ndryshimet e tjera të sjelljes si pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit ishin efektive në rritjen dhe uljen e ndryshimeve në jetëgjatësinë mesatare.

U zbulua se në të gjitha popullatat e studiuara që nga viti 1751, burrat kishin mes 25 dhe 50 për qind më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se gratë në pothuajse të gjitha vitet.

“Meshkujt e martuar ose që posedojnë diplomë universitare kanë një prirje të jetojnë më gjatë se gratë që janë beqare ose nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme”, vlerësuan ekspertët.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]