Home Lajme “Hekuran Murati është ministri më katastrofal që ka pasur ndonjëherë Kosova”

“Hekuran Murati është ministri më katastrofal që ka pasur ndonjëherë Kosova”

by 05
0 comment

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Hekuran Murati është ministri më katastrofal i financave që e ka pasur Kosova në 20 vjet e fundit.

Hoti, aktualisht deputet i LDK-së, i cili ka mbajtur dhe postin e ministrit të Financave, ka thënë në T7 se Murati u ka bërë dëme të mëdha financave publike.

“Sa i përket politikës është ministri më katastrofal që ka pasur Kosova, ministër të Financave, tash e 20 vjet. Dëmet më të mëdha që ia ka bërë vendit najherë dikush në financat publike është ky”.

Por, sipas Hotit, hiq më të mirë nuk janë as ministrat e tjerë, dhe shefi i tyre. “Është komplet kjo qeveri që ka këtë qasje”.

Hoti foli edhe për kryeministrin Kurti, duke thënë se është shumë i papërgjegjshëm sa i përket financave publike.

“Sepse kryeministri atë që thash ma herët, duke shku nëpër mbledhjet e qeverise, aq i papërgjegjshëm është në financa publike, sikur kujton që ato mjete janë para private të tij dhe bën video nga vetura duke shku në mbledhje të qeverisë e duke thënë: do t’ju ndajmë nga 100 euro pensionistëve e studentëve, ndërkohë që inflacioni ka bërë gërdinë në ekonomi”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]