Home Mix Harvardi me gjashtë nivele të gjuhës shqipe 

Harvardi me gjashtë nivele të gjuhës shqipe 

by 05
0 comment

Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele, për vitin akademik 2022-2023.

Harvardi është njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë.

Aty kanë studiuar njerëz me ndikim, duke filluar nga presidentë të ShBA-së si: John Adams, Franklin Roosevelt, John F. Kennedy, George Bush e Barack Obama, e deri te pronarët e kompanive që sollën digjitalizimin, si pronari i Microsfot Bill Gates dhe ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Në këtë universitet kanë studiuar edhe shkrimtarët shqiptarë Faik Konica e Fan S. Noli.

Gjashtë nivelet e kurseve të gjuhës shqipe do të jenë:

Shqipja Moderne Elementare 1, Shqipja Moderne Elementare 2, Shqipja Moderne e Ndërmjetme 1, Shqipja Moderne e Ndërmjetme 2, Shqipja Moderne e Avancuar 1, Shqipja Moderne e Avancuar 2.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]