Home Rajon & Botë Harta e çmendur e Medvedev-it: Ja si do katandiset Ukraina

Harta e çmendur e Medvedev-it: Ja si do katandiset Ukraina

by 05
0 comment

Reagime të forta ka shkaktuar një hartë që është ngarkuar së fundi në një postim në Telegram nga zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke pretenduar se pasqyron vlerësimin e “analistëve perëndimorë” për fatin e territoreve të Ukrainës pas fundi i luftës.

Në veçanti, më 27 korrik, ish-presidenti i Rusisë postoi dy harta në Telegram. E para prej tyre tregonte territorin ukrainas që përfshinte Krimenë dhe dy rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk. “Në mendjen e droguar të presidentit të Ukrainës, kjo është tabloja e së ardhmes së ndritur të vendit të tij,” shkroi Medvedev në hartën e parë.

Harta e dytë tregonte një Ukrainë të fragmentuar, me pjesën më të madhe të territorit të saj të aneksuar nga Polonia, Hungaria, Rumania dhe kryesisht Rusia. “Analistët perëndimorë besojnë se në të vërtetë do të duket diçka si kjo,” shkroi Medvedev në postimin e tij për hartën e dytë, pa specifikuar se cilëve analistë u referohej.

Hartat e Medvedevit kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre i kanë quajtur “konfirmim” të planeve të errëta të Rusisë për Ukrainën. Por ka pasur edhe më shumë reagime zyrtare, si p.sh. nga Rumania, e cila në hartën e Medvedev duket se ka thithur rajonet e Vinnytsia-s dhe Chernivtsi-s.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë thuhet në mënyrë karakteristike, sipas romaniajournal: “Sjellje të tilla janë pjesë e mjeteve propagandistike dhe dezinformuese të përdorura prej kohësh nga Federata Ruse dhe të cilat u forcuan pas fillimit të veprimeve ilegale dhe agresive me luftë kundër Ukrainës”.

Gjithashtu vihet në dukje se Ministria e Jashtme rumune ende mbështet plotësisht pavarësinë e Ukrainës pas kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa dënon pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus të vendit.

Shikoni hartat e postuara nga Medvedev më poshtë, si është e si do tretet Ukraina, sipas tij:


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]