Home Rajon & Botë Gjermanët në rrugë: Po varfërohemi!

Gjermanët në rrugë: Po varfërohemi!

by 05
0 comment

Në qytetin gjerman të Këlnit u mbajtën protesta për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostos së jetesës.

Qindra demonstrues u mblodhën në qendër të qytetit dhe thërrisnin sloganet “Mjaft më: Çmimet duhet të bien”, dhe pas fjalimit u organizua një shëtitje proteste.

Të mbledhurit kërkuan nga autoritetet ndalimin e trendit të rritjes së inflacionit dhe çmimeve të larta.

U theksua se vetëm dhjetëra mijëra njerëz në Këln po shkojnë drejt varfërisë për shkak të rritjes së çmimeve dhe se shumë nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike.

Demonstruesit kërkuan heqjen e rritjes së çmimit të gazit, vendosjen e një kufiri të sipërm kur bëhet fjalë për rritjen e qirave, rritje të pensioneve dhe ndihmës sociale dhe rifutjen e tarifave të transportit publik prej nëntë euro. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]