Home Mix Foto prekëse/Djali me kancer ngushëllon të vëllanë pasi i tregoi se do të vdiste

Foto prekëse/Djali me kancer ngushëllon të vëllanë pasi i tregoi se do të vdiste

by 05
0 comment

Një foto prekëse e cila tregon një djalë 15-vjeçar i cili vuan nga kanceri dhe ngushëllon vëllanë e vogël në krahë, ka prekur mbarë njerëzit në internet. Njerëzit kanë shpërthyer në lot kur kanë parë foton tronditëse e cila tregon një djalë 15-vjeçar që ngushëllon vëllain e tij që qante, pasi i tha se jeta e tij do të përfundojë së shpejti.

Adoleshenti, i quajtur Ian, u diagnostikua me osteosarkoma – një lloj kanceri i kockave në vitin 2019. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muaj të tërë kimioterapie, familja e tij u gëzua kur mësoi se ai ishte pa kancer. Megjithatë, në nëntor 2021, ata zbuluan se sëmundja jo vetëm që ishte kthyer, por se ishte përhapur edhe në të gjithë trupin e tij.

Tani atij dhe familjes së tij i është thënë “se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër”, dhe se jeta e tij do të marrë fund tragjikisht “së shpejti”. Kur Ian ndau lajmin e tmerrshëm me vëllain e tij më të vogël, Peter, mosha e të cilit nuk dihet, ai shpërtheu në lot.

Teksa mori vesh se ditët e vëllait ishin të numëruara, Piteri i vogël filloi të qante në krahët e tij. Por Ian, duke mbajtur një fytyrë të guximshme, e ngushëlloi dhe i kërkoi falje që nuk mundi dot kancerin.

Një foto mallëngjyese e momentit prekës mes dy vëllezërve u ngarkua në Facebook nga një burrë nga Oregon i quajtur Benjamin Elliott, lidhja e të cilit me Ian dhe Peter nuk dihet, dhe ajo shpejt përfshiu ueb-in, duke lënë shumë përdorues të emocionuar.

Ian mbante vëllanë e tij më të vogël “të shtrënguar” ndërsa djali i vogël u mbështet në gjoksin e tij dhe qante; Ian mund të shihej duke i dhënë një puthje në ballë.

“Pa folur, kjo foto përcjell një mesazh më të fortë se sa fjalët”, ka shkruar Benjamin në mbishkrim.

“Javën e kaluar, Ian dhe familja e tij do të mësonin se nuk mund të bënin asgjë tjetër. Kanceri që kishte rrënuar trupin e tij në të kaluarën dhe ai e kishte mundur së shpejti do të ishte i njëjti kancer që e vret atë”.

Benjamin tha se Ian filloi të qante, pasi mësoi se së shpejti do të vdiste, por jo sepse ishte i frikësuar.

“Ian qau sepse, siç tha me fjalët e tij, “Unë dua të bëj vetëm një gjë të mirë në botë, para se t’ju lë të gjithëve”.

Përdoruesi i Facebook shtoi se Ian “bëri zgjedhjen për t’u thënë miqve të tij dhe vëllait të tij të vogël se kanceri i tij në mënyrë të pashmangshme do ta vriste atë”, në vend që të linte prindërit e tij të ndajnë lajmin.

Ai shtoi: “Unë mendoj se kjo foto me të vërtetë ndriçon “të mirën” që Ian dëshironte dhe besonte se duhej të ndante.

“Edhe në prognozën e tij shkatërruese, ishte Ian ai që do të ngushëllonte miqtë dhe vëllezërit e tij të vegjël”.

“E vërteta është se Ian refuzon të jetojë për veten e tij. Ai zgjedh vetëm të jetojë për të tjerët, deri në momentin që merr frymën e fundit”.

Shumë njerëz vërshuan me komente. Një person shkruante, “Zemra ime është e copëtuar”.

“Kjo më solli lot në sy dhe dhimbje në zemër për këtë djalë të ri. Çfarë shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë dhe përulësisë”, tha dikush tjetër. “Lutjet e mia janë me të dhe familjen e tij”.

Burimi i lajmit: dailymail.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]