Home Op/Ed Flakët e Moldavisë drejt Ballkanit dhe bomba që lëshoi Donald Trump!

Flakët e Moldavisë drejt Ballkanit dhe bomba që lëshoi Donald Trump!

by 05
0 comment
Kreshnik Osmani

Shpërthen Moldavia në flakë, pas vendeve të tjera në oborrin e pasëm të Rusisë dhe flakët po vijnë në kufi me Rumaninë, shumë pranë Ballkanit. Rumania ka pretendime territoriale në Moldavi ne rajonin e Transnistrise, Serbia ne Kosove, sikurse ndodh në Armeni në Nagorni Karabakh, në Azerbaxhan, Kirkizistan, Taxhikistan etj.

Hungaria synon territore në Ukrainë bashkë me Poloninë dhe me sa duket tegeli i marrëveshjeve të një shekulli më parë është shkepur dhe shkepja mund të pasohet me grisje dhe grisja nuk dihet ku mund të ndalet. Orët e para të mëgjesit të sotëm Rusia ka goditur stacionin bërthamor në jug të Ukrainës dhe një tjetër bombë e Donald Trump ka tronditur qarqet ndërkombëtare, kur thotë: “Shumë shpejt Gjermania nuk do të ekzistojë me” dhe se ai e kishte paraljmëruar Kancelaren Merkel për këtë. Nje deklarate e tille nga nje ish President Amerikan dhe potencialisht nje kandidat i ardhshem nuk ndodh kurre rastesisht. Kurre ne kete rast dmth vetem kurre dhe nuk pranon asnje interpretim tjeter. Sic ju kam treguar para disa ditëve Albin Kurti nuk erdhi në Tiranë befasisht për të takuar Ramën për cështjen e energjisë, sikurse njoftuan mediat, por për situatën e rrezikshme në të cilën ndodhen shqiptarët sot.

Dhjetëra stërvitje ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, nën sloganin “Vëllazëria sllave” dhe armatimi i fuqishëm prej Kinës, nuk janë zhvilluar për të bërë makiazh, as për të vallëzuar as për t’i vënë në muzeum. Ne nuk e urojmë kurrë luftën, por nuk mund të flemë gjumë për asnjë sekondë. Aleksandër Vucic ka thirrur rezervistet ushtarakë serbë të dalë në pension, kanë njoftuar disa agjensi partnere të zbulimit dhe sigurisht nuk i ka thirrur për të pirë kafe as për të pirë vodka.

Sa herë kemi folur ose na kanë injoruar ose na kanë thënë po përhapni panik, prej dy vitesh, por ne kemi dëshmitar Zotin dhe ju se ua kemi thënë të gjitha, duke marrë parasysh kostot e larta që kanë këto deklarata.

Në këtë lojë kaq të madhe dhe të rrezikshme, ku janë në fushë fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, njëlloj si në Konferencën e Londrës 100 vite më parë, shpresojmë dhe lutemi që të kemi në vijimësi mbështetjen e partnerëve strategjikë, por në këto kohëra,= është shumë e vështirë të përcaktohet cili do të jetë roli ynë dhe ai i partnerëve në rast se konflikti zgjerohet në Ballkan dhe në Evropë. Sepse në raste si këto, përballja është e jona edhe nëse ndihma është e partnerëve sic po ndodh në Ukrainë.

Nisur nga sa u tha më sipër, unë do të kem dalje të tjera Live në këtë faqe, për t’iu informuar në kohë rekord me të gjitha zhvillimet, në momentin më të parë që do të kem mundësi dhe kjo është arsyeja përse ne po organizohemi dhe po shtrëngojmë radhët, për të ndërtuar digat e nevojshme politike dhe masën shqiptare opozitare që të jetë e gatshme për t’u bërë ballë lojërave apo tradhëtive të mundshme politike që mund të gatuajë qeveria antishqiptare e Tiarnës, sic i ka dhënë provat deri sot. Ne kemi besim tek Zoti dhe tek partnerët tanë, por në kohërat e rrezikshme që jetojmë edhe në gjumë duhet mbajtur një sy hap dhe një vesh hapur sepse muajt dhe vitet në vijim do të jenë të vështira dhe decisive për fatet e Kombit.

Vazhdoni të na bashkoheni nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ta ndërtojmë të gjithë bashkë këtë platforme dhe këtë barrierë, ashtu sic më keni befasuar dhe na jeni bahshkuar nga kudo në botë dhe brenda Shqipërisë, në 48 orët që shkuan. (Për kontakt: SMS Watsup, 00355 672041361)

Autor: Kreshnik Osmani


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]