Home Ferizaj FFK sqaron se në Ferizaj është këputur kabllo e VAR-it nga tifozët

FFK sqaron se në Ferizaj është këputur kabllo e VAR-it nga tifozët

by 05
0 comment

Derisa sot në Ferizaj zhvillohej ndeshja mes ekipit me të njëjtin emër dhe Prishtinës është këputur kabllo e VAR. Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në raportin e FFK-së për ndeshjet e zhvilluara të dielën është shkruar se kabllo e VAR është këputur nga tifozë të pandërgjegjshëm.

“Në minutën e 33-të gjyqtari Erdall Zasella akordoi penallti, por e cila më pas me ndihmën e VAR-it u shfuqizua. Si rrjedhëjë në këtë rast pati vonesë për rifillimin e ndeshjes, pasi si pasojë e këputjes së kabllos së sinjalit nga ana e disa tifozëve të pandërgjegjshëm, gjyqtari Zasella nuk kishte mundësi ta shikojë rastin diskutabil në monitorin që është në fushë, përderisa ekipi teknik i FFK-së e riktheu sinjalin tek monitori i VAR-it në fushë me një kabllo tjetër”, ka sqaruar FFK.

Nga stafi drejtues i Prishtinës janë ankuar për rastin që ka ndodhur, duke pretenduar se u është mohuar penalltia.

Ndeshja Ferizaj-Prishtina ka përfunduar me rezultat 0-0. /rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]