Home Ferizaj Ferizaji fiton ndaj Llapit!

Ferizaji fiton ndaj Llapit!

by 05
0 comment

Drita e ka mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin, Ferizaji e ka mposhtur Llapin, ndërsa Prishtina ia ka dalë të marrë barazim në fushën e Gjilanit.

Kështu janë mbyllur ndeshjet e fundit të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Simonovski dhe Krasniqi kanë realizuar për fitoren e rëndësishme të Dritës në Suharekë para një Ballkani që javën që vjen udhëton drejt Pragës për ndeshje me Slavian në kuadër të Conference League. 

Në Ferizaj Fazliu dhe Ramadani kanë shënuar për fitoren e ekipit vendas, derisa golin e vetëm për Llapin e ka realizuar Krasniqi. 

Gjilani po shkonte drejt fitores ndaj Prishtinës me golin e Cale, por ishte Uka ai i cili e prishi festën e gjilanasve, duke barazuar për kryeqytetasit.

Pas këtyre ndeshjeve Gjilani vazhdon kryesimin e tabelës me katërmbëdhjetë pikë, tri më shumë se sa Drita që është në vendin e dytë.   


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]