Home FerizajArt & Kulturë Ferizajasja Loredana për të katërtin vit radhazi nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards

Ferizajasja Loredana për të katërtin vit radhazi nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards

by 05
0 comment

Të dielën mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards. Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë të këtij eventi. Rita Ora do të jetë nikoqirja e mbrëmjes, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Në anën tjetër, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë para publikut disa nga hitet e tyre më të mëdha. Këto të fundit madje janë të nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.

MTV Europe Music Awards ndan çdo vit edhe çmimet për artistët më të suksesshëm të shteteve evropiane. Për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar reperja shqiptare Loredana.

Ajo e ka fituar dy herë më parë këtë çmim në vitet 2019 dhe 2020, teksa tenton ta fitojë sërish këtë vit. MTV në Gjermani i dha një mbështetje rep-artistes nga Ferizaj duke publikuar në Instagram një fotografi të saj, ku i inkurajon fansat ta mbështesin atë. Loredana përndryshe ka një karrierë muzikore mjaft aktive si në tregun shqiptar, ashtu edhe atë gjerman dhe zviceran.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]