Home Ferizaj Ferizajasit kërkojnë shërbime të kujdestarisë nga QKMF-të /Video/

Ferizajasit kërkojnë shërbime të kujdestarisë nga QKMF-të /Video/

by 05
0 comment

Nga korriku i këtij viti shumë qytetarë të Ferizajt po ankohen se nuk po kanë shërbime të kujdestarisë në urgjencën që ishte, pasi mungesa e stafit ka bërë që ai staf shëndetësor, sado i pakët, të kthehet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytet.

Për shkak të mungesës së stafit dhe pritjes së ndërtimit të ri, të objektit të Qendrës së mjekësisë familjare numër 2, që nga muaji korrik në këtë qendër nuk po funksionon kujdestaria e natës.  

Këtë shërbim mjekësor qytetarët mund ta marrin vetëm në Shërbimin e Urgjencës në Qendrën  Kryesore të Mjekësisë Familjare.

 “Në bashkëbisedim me këshillin drejtues të QKMF-së, duke pasur parasysh rrethanat që na janë imponuar me përfundimin e kontratës me punëtorët e Caritasit-i, duke pas parasysh që nënkalimi bënë qasjen shumë të shpejtë të komunikimit të qytetit të Ferizajt, kur ardhja e mërgimtarëve neve na obligon të bëjmë një përforcim të urgjencës, kështu që ne e pamë të arsyeshme të funksionojë një urgjencë në Qytetin tonë. Bëmë përforcimin e saj, prej dy mjekëve në tre mjek dhe të safitë të mesëm. Po ashtu kemi patur një autoambulancë i kemi bërë dy të tilla…”, tha Kemajl Emini, drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj.

Qytetarët e pjesës lindore të qytetit thonë se mosmbajtja e kujdestarisë në këtë qendër, për ta paraqet problem

“Ndalimi i shërbimit të natës po krijon shumë pengesa, sepse jemi 5-6 fshatra, po duhet për një të sëmur për çdo shërbim me u drejtua atje”, thotë Zahir Hyseni, qytetar.

“Në vend që të kontrollohemi këtu po duhet edhe gjysmë ore atje, ne pleqtë nuk mundemi, ata të rinjtë ndoshta munden, vetëm ne jo”, thotë Muhamed Raqi, qytetar

 “Boll vështirë e kemi, çka të bëjmë, ka kerre a nuk ka a të ndihmon dikush a jo, vështir e kemi duhet patjetër me kanë me afër pacientit”, thotë qytetari, Feriz Demelezi.

Sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt, pritet një investim nga Qeveria japoneze dhe organizata Katar, për përmirësimin e kushteve në shërbimet mjekësore.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]