Home Ferizaj Ferizajasi rrah brutalisht bashkëshorten e tij, tenton t’ia thyejë duart – dërgohet në mbajtje

Ferizajasi rrah brutalisht bashkëshorten e tij, tenton t’ia thyejë duart – dërgohet në mbajtje

by 05
0 comment

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë persona të ndryshëm që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i dhunës në familje dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Slivovë të Ferizajt, ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se e tmerruar nga e gjithë situata, gruaja ka vendosur që të denoncojë rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se i shoqi pas një zënke verbale ka tentuar t’ia thyejë duart.

Si pasojë e dhunës që përjetoi, ajo ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]