Home Ferizaj FERIZAJ/ Vjedhje në një market, i riu filmohet nga kamerat!

FERIZAJ/ Vjedhje në një market, i riu filmohet nga kamerat!

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit vendosin që të dorëzohen në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një dyqan në Ferizaj, ku një person është parë duke vjedhur.

Nga një video të dërguar nga sinjalizuesit, shihet se si një person vjedh në “Euromarket” në Ferizaj, duke marrë një shishe qelqi, dhe ikën pa paguar.

Sipas sinjalizuesit, kjo nuk është hera e parë që ky person bën vjedhje në këtë market, porse kishte vjedhur edhe disa herë të tjera, por nuk është identifikuar nga Policia.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]