Home Ferizaj FERIZAJ/ Vdes një 33-vjeçar, policia nis hetimet

FERIZAJ/ Vdes një 33-vjeçar, policia nis hetimet

by 05
0 comment

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij.

Nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, pa shenja jete në shtëpi. Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Sinjali raporton se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]