Home Ferizaj FERIZAJ/ Ujërat e zeza vërshojnë lagjen “Emin Duraku”

FERIZAJ/ Ujërat e zeza vërshojnë lagjen “Emin Duraku”

by 05
0 comment

Në një lagje të komunës së Ferizaj kanë vërshuar ujërat e zeza të cilat kanë mbushur katete e poshtme të shtëpive. Banorët ankohen se nga kundërmimi është bërë e vështirë qëndrimi në këtë lagje.

Tash e disa ditë është një gjendje e tmerrshme në podrumin e familjes Lipovica në Ferizaj, i mbushur me ujë ku kundërmon erë e keqe. Ata thonë se tash e disa ditë është bllokuar një pjesë e gypit në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj dhe si pasojë janë vërshuar katet e ulëta të shtëpive.

“Kanalizimi është problem shumë serioz në këtë rrugë moti kohë është ama tre muajt e fundit është i mbyllur totalisht kemi bë lutje aty ku duhet në Bifurkacion në Komunë vetëm kanë ardhur kanë këqyr nuk kanë kryer punë plotë është i mbushur kanalizimi e keni incizuar edhe vetë më ka hy në shtëpi era ËC me vjen në shtëpi rryma për pak sa nuk është prekur”, tha Isuf Lipovica  banor i rrugës “Emin Duraku”në Ferizaj.

Në kompaninë për menaxhimin e ujit dhe kanalizimit thonë se disa herë është intervenuar në këtë lokalitet.

“Me ekipet tona të mirëmbajtjes së kanalizimit menjëherë kemi dal në vendin e ngjarjes dhe kemi tentuar disa herë ta debllokojmë atë pjesë mirëpo aty është një problem më i madh problem teknik sepse është i shtypur nga peshat e rënda që kanë kaluar aty kamionët. Kemi intervenuar disa herë me autocisternat tona madje kemi marrë edhe cisterna nga jashtë me presion të lartë mirëpo asnjëherë s’kemi mund të vijmë deri tek de bllokimi i asaj pjesë”, thotë Valdet Syla -menaxher operativ KRUK ‘Bifurkacioni’.

Në komunë thanë se pas ankesës së pranuar, pritet që të intervenohet në rregullimin e këtij problemi.

“Pasi kemi pranuar kërkesën e banorëve kemi bërë edhe inspektimin në terren të kësaj rruge dhe problemin që kanë banorët kemi gjetur zgjidhjen urgjente që të intervenojmë dhe brenda ditëve është çështje ditësh kur fillojnë edhe punimet për riparimin e 50 metrave gyp të kanalizimit në rrugën ‘Emin Duraku’ Banorët shpresojë që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem”, tha Meriton Hajdini Drejtori i Planifikimit në Ferizaj./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]