Home Ferizaj FERIZAJ/ U dënua me 3 vjet burgim për keqpërdorim seksual të një të mitureje, ky është 30-vjeçari i arrestuar

FERIZAJ/ U dënua me 3 vjet burgim për keqpërdorim seksual të një të mitureje, ky është 30-vjeçari i arrestuar

by 05
0 comment

Pas qëndrimit në arrati për një kohë, ka rënë në prangat e Policisë 30-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ibrahim Lipovicën, i cili ndonëse ishte shpallur në kërkim, arriti ta shijojë lirinë deri para disa ditësh, kur u kap nga Policia e Kosovës në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Lipovica nga fshati Dardani në Ferizaj ishte shpallur fajtor për keqpërdorim seksual të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare, me ç’rast Gjykata e kishte dënuar me 3 vite burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se 30-vjeçari është dërguar në njërën nga Qendrat Korrektuese për të vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]