Home Ferizaj FERIZAJ/ Të shtëna me armë zjarri në 5 të mëngjesit në një aheng, policia u shkon në shtëpi

FERIZAJ/ Të shtëna me armë zjarri në 5 të mëngjesit në një aheng, policia u shkon në shtëpi

by 05
0 comment

Sot, rreth orës 00:05 të mëngjesit, policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna të armës, në një aheng familjar tek një shtëpi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Në lidhje me ketë policët e rendit,  e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin.

“Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma dhe dhjetë (10) gëzhojat të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë janë sekuestruar.

I dyshuari me inicialet R.M ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]