Home Ferizaj FERIZAJ/Të shtëna me armë në Prelez i Muhaxherëve, shoqërohet në polici 30 vjeçari

FERIZAJ/Të shtëna me armë në Prelez i Muhaxherëve, shoqërohet në polici 30 vjeçari

by 05
0 comment

Në mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Policia njofton se pas veprimeve të nevojshme kanë shkuar tek vendi i ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin që ka shtënë me armë.

“Në lidhje me ketë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga  Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma me tetë (8) fishek i janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet E.B i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]