Home Ferizaj FERIZAJ/ Shtiu me armë në një lokal, arrestohet 20-vjeçari

FERIZAJ/ Shtiu me armë në një lokal, arrestohet 20-vjeçari

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar në Ferizaj pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se L.V., 20-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:00 pas mesnatës me autorizim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt.

Pas arrestimit, L.V., ka dorëzuar armën, të cilën dyshohet se e ka përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]