Home FerizajArsim FERIZAJ/ Shkolla e agrobiznesit dhe teknologjisë bëhet me serrë eksperimentale me polikarbon

FERIZAJ/ Shkolla e agrobiznesit dhe teknologjisë bëhet me serrë eksperimentale me polikarbon

by 05
0 comment

Për pak ditë, shkolla e agrobiznesit dhe teknologjisë bëhet me serrë eksperimentale me polikarbon

Investimi në ngritjen e kapaciteteve shkollore në arsimin profesional, mbetet prioritet i Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Paraditen e sotme, drejtorët e dy drejtorive, Afrim Llabjani dhe Burim Bajrami, vizituan shkollën e mesme profesionale të agrobiznesit dhe teknologjisë, ku u pritën nga drejtori i shkollës Abdullah Imeri dhe zv. Drejtoei Heset Vranovci, për të parë nga afër punimet që po realizohen në ndërtimin e serrës eksperimentale me polikarbon për nxënësit e Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjise”Zenel Hajdini”.

Drejtorët e drejtorive përkatëse komunale, theksuan rëndësinë e këtij investimi për të avancuar tutje dijet praktike të nxënësve të kësaj shkolle, duke njoftuar se ky projekt synon të përfundoj brenda kësaj jave, me ç’rast nxënësit do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre profesional.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]