Home Ferizaj FERIZAJ/ Rritje e përdoruesve të drogave, Policia kap 39-vjeçarin me narkotikë

FERIZAJ/ Rritje e përdoruesve të drogave, Policia kap 39-vjeçarin me narkotikë

by 05
0 comment

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se një rast i tillë është zbuluar të shtunën, në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj ku njësitet policore kanë ndaluar një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur një substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. 

Për shkak të posedimit të drogës, i riu është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua nga hetuesit policorë. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]