Home Ferizaj FERIZAJ/ RrGK organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”

FERIZAJ/ RrGK organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”

by 05
0 comment

Rrjeti i Grave të Kosovës ka paralajmëruar së nesër, më 1 shtator nga ora 10:00-16:00 në sheshi përballë Kuvendit Komunal në Ferizaj bëhet hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngre vetëdijen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshihen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm gjatë vitit 2021 kemi pasur 2489 raste të dhunës ndaj grave, të raportuara në policinë e Kosovës. Gjithashtu që nga viti 2010 deri në vitin 2022 janë 48 gra të vrara nga burrat. Prandaj, është tejet e rëndësishme që kjo ekspozitë të organizohet dhe të njoftohen qytetarët për përgjegjësitë që institucionet kanë ndaj tyre”, ka njoftim.

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]