Home Ferizaj FERIZAJ/ Qentë e rrezikshëm, do të vriten me injeksion

FERIZAJ/ Qentë e rrezikshëm, do të vriten me injeksion

by 05
0 comment

Qentë endacakë janë bërë shqetësim pas numri i tyre është çdo ditë në rritje edhe në Ferizaj. Zyrtarët komunalë thonë se ata që paraqesin rrezik për qytetarët, do të vriten me injeksion.

Qytetarët e Ferizajt po ankohen pas numrit të madh të qenve endacakë. Njëherësh ata kërkojnë që autoritetet komunale të veprojnë karshi këtij shqetësimi.

 “Duhet patjetër shoqëria të mendojë një gjë të tillë edhe ta zgjidhë. 7 a 8 i kam pa këtu ishte ditë e diele po beso unë isha këtu dhe intervenova në rastin e një vajzë që po e kalonte rrugën” tha Ramadani Ademaj qytetar.

“Unë mendoj që këtë qenë komuna shteti duhet më ndërmarr hapa urgjent mi largue nga qyteti. E kuptojë unë gjendjen e qenve në atë kuptim që edhe ata janë në një lloj krize për ushqim etj etj ama aty ku rrezikohet jeta e qytetarit e fëmijëve grave duhet me ndërmarr gjithçka “ tha Fadil Sojeva qytetar.

Me qëllim që të ndalet shtimi i numrit të qenve, komuna e Ferizaj ka krijuar një qendër të trajtimit të përkohshëm të qenve ku do të behet kastrimi, sterilizimi vaksinim dhe lëshim e cila shume shpejtë do të funksionalizohet.

“Në vendim ku gjendemi ne qenet që merren nga terreni nga operatori ekonomik do të vendosen nëpër këto kafaze dhe në objektin që e vizituam më herët atje do të trajtohen varësisht nga gjinia do të kastrohen apo sterilizohen do të vaksinohen dhe dehelminitizohen dhe do të regjistrohen planifikojmë që t’ju vendosim edhe mikroqipa nën lëkurë në mënyrë që të dhënat e sakta për trajtimin e këtyre qenve të përdorën edhe më vonë nga cili do i interesuar për të parë nëse është trajtuar apo jo”, Burim Bajrami – Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj

Sipas Bajramit, qenve që paraqesin rrezik do të bëhet eutanazia.

 “Në bazë të ekspertëve një numër i tyre që paraqesin rrezik për qytetarët edhe do të eutanazohen. Por shënimet e eutanazimit për secilin prej qenve do të bëhet në bazë të komisionit profesional që operatori ekonomik do të sigurojë dhe të gjitha të dhënat për shkaqet e eutonazisë do të paraqiten në një raport për secilin qen të eutanazuar“.

Apelohet që secila komunë të bënë trajtimin e qenve endacak[ dhe jo ata të barten nga një komunë në komunën tjetër./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]