Home Ferizaj FERIZAJ/ Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

FERIZAJ/ Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

by 05
0 comment

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ky aksion i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]