Home Ferizaj FERIZAJ/ Policia shqipton gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë

FERIZAJ/ Policia shqipton gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë

by 05
0 comment

Policia e rajonit të Ferizajt gjatë ditës ka shqiptuar gjoba dhe masa mbrojtëse ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë.

Rreth orës 13:30 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 74 km/h.

Në lidhje me këtë, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ndaj shoferit me inicialet A.M i moshës 44 vjeçar i shqiptoi një gjobë  300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Derisa, në po të njëjtën rrugë, policia ka ndalur edhe  shoferin tjetër me inicialet E.S  i moshës 22 vjeçar i cili shkaktoi kundërvajtje duke drejtuar me shpejtësi 82 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.

Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë 6 muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Në njoftim, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes pasi Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]