Home Ferizaj FERIZAJ/Policia ndalon një furgon për kontroll në Manastirc, gjejnë substanca narkotike

FERIZAJ/Policia ndalon një furgon për kontroll në Manastirc, gjejnë substanca narkotike

by 05
0 comment

Policët në Ferizaj , sot rreth orës 00:50 në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit në një furgon me targa vendore kanë gjetur narkotikë.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet i janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjellura me marihuanë dhe një pako letra ( rizlla).

“Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ ./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]