Home Ferizaj FERIZAJ/ Policia ndal për kontroll një veturë, gjen drogë te shoferi 30-vjeçar

FERIZAJ/ Policia ndal për kontroll një veturë, gjen drogë te shoferi 30-vjeçar

by 05
0 comment

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 30-vjeçar D.A., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Për shkak të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit  dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]