Home Ferizaj FERIZAJ/ Policia e ndalon qytetarin, i gjendet drogë në veturë

FERIZAJ/ Policia e ndalon qytetarin, i gjendet drogë në veturë

by 05
0 comment

Zyrtarët për Reagim të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:26 , derisa ishin në pikë kontrolli në rrugën ‘’Driton Islami ‘’ në Ferizaj’, kanë paralajmëruar me shenjën stop me dritë të policisë për ta ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, mirëpo drejtuesi i këtij automjeti tenton që ti shmanget dhe mos ti ndalet policisë, operatorëve të NJRSH-së, të cilët më pas edhe e ndalojnë.

Siç njofton policia, transmeton Express, gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, në automjetin e të dyshuarit  me inicialet L.M (M/K) i moshës 35 vjeçar është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

“I dyshuari është  shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]