Home Ferizaj FERIZAJ/ Përleshje për një parcelë, arrestohen dy persona

FERIZAJ/ Përleshje për një parcelë, arrestohen dy persona

by 05
0 comment

Dy persona nga Ferizaj kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshje si shkak i mosmarrëveshjeve për një parcelë (ngastër toke).

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se mosmarrëveshja ka qenë mes dy famijeve në Ferizaj.

“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit  trupor. Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime  trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, sipas policisë, dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”.

Në lidhje me këtë, policia po ashtu i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]