Home Ferizaj FERIZAJ/ Përfshihet nga zjarri një veturë në lëvizje, shoferin e ndihmojnë disa qytetarë

FERIZAJ/ Përfshihet nga zjarri një veturë në lëvizje, shoferin e ndihmojnë disa qytetarë

by 05
0 comment

Një veturë e tipit Golf 4 është përfshirë nga flakët derisa ishte në lëvizje, të shtunën rreth orës 20:00, në fshatin Bibaj të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se rasti ka ndodhur afër hyrjes në autostradë, ku vetura u kaplua nga flakët. Zjarrin dyshohet se e kanë fikur shoferi bashkë me disa qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe sipas informatave të para shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një defekt në veturë.

Ndryshe, jo rrallëherë, defektet në automjete kanë shkaktuar zjarr në veturat që kanë qenë në lëvizje, me ç’rast ka pasur edhe të lënduar.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]