Home Ferizaj FERIZAJ/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Greme, shkak shporeti i ngrohjes qendrore

FERIZAJ/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Greme, shkak shporeti i ngrohjes qendrore

by 05
0 comment

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Greme të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe të shuajnë në tërësi zjarrin.

Sipas pronarit të shtëpisë e cila përdoret për lënien e gjësendeve të ndryshme dhe jo për banim, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga shporeti i cili shërben për ngrohjet qendrore të shtëpisë.

Sipas tij, dëmet materiale që u shkaktuan si pasojë e zjarrit kapin vlerën e rreth 3 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]