Home Ferizaj FERIZAJ/ Operacioni ‘Gropa’, konfiskohen edhe mbi 50 kilogramë heroinë

FERIZAJ/ Operacioni ‘Gropa’, konfiskohen edhe mbi 50 kilogramë heroinë

by 05
0 comment

Janë konfiskuar edhe mbi 50 kilogramë heroinë nga Policia e Kosovës në Ferizaj, si pjesë e operacionit policor “Gropa”, të nisur muaj më parë.

Në maj të këtij viti, gjatë këtij operacionit, Policia e Kosovës  kishte arrestuar 15 vetë dhe kishte konfiskuar 67.71 kilogramë heroinë.

Pas dyshimeve se të dyshuarit fshihnin më shumë substance narkotike, policia ka kontrolluar 2 vende të ndryshme në fshatin Doganaj, ku në lokacionin e parë, në një depo nuk është gjetur asgjë.

Ndërsa, në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dy thasë najloni, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit heroinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT (bazë e Heroinës).” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit në muajin maj janë 6 shtetas turq dhe 9 shtetas kosovarë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]