Home Ferizaj FERIZAJ/ Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 12-vjeçares

FERIZAJ/ Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 12-vjeçares

by 05
0 comment

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar  të marten masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit D.S., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi ndaj një të miture.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi se i pandehuri, më 20 nëntor të këtij viti e ka keqpërdorur seksualisht të miturën në shtëpinë e tij.

 “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]