Home Ferizaj FERIZAJ/ Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur, i dyshuari e puthi në faqe

FERIZAJ/ Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur, i dyshuari e puthi në faqe

by 05
0 comment

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet, raporton Gazeta Sinjali.

Me ngacmim seksual dyshohet se u përball edhe një vajzë e mitur në fshatin Gaqkë të Ferizajt, e cila për këtë ka denoncuar një person në Polici.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur viktima kishte marrë rrugën që të shkojë në shkollë.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka munguar në orën e parë të mësimit, për shkak se është takuar me të dyshuarin, me të cilin kishte vazhduar rrugën për në shkollë. E gjithçka dyshohet se ndodhi në momentin kur ata dy u përshëndetën, me ç’rast i dyshuari kishte puthur në faqe 14-vjeçaren.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]