Home Ferizaj FERIZAJ/ Nga një muaj paraburgim dy të miturve të dyshuar për dhunim të një vajze

FERIZAJ/ Nga një muaj paraburgim dy të miturve të dyshuar për dhunim të një vajze

by 05
0 comment

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të miturve që dyshohen se kanë dhunuar një vajzë gjithashtu të mitur, nën moshën 14-vjeç.

Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohen  për veprën penale të “dhunimit në bashkëkryerje”.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje dhunimi”,  shkruan  njoftim.

Siç njofton Gjykata, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda,ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, shkruan tutje në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]