Home Ferizaj FERIZAJ/Nga nesër deri më 6 gusht mund të nënshkruani në peticionin për Stadiumin e Qytetit

FERIZAJ/Nga nesër deri më 6 gusht mund të nënshkruani në peticionin për Stadiumin e Qytetit

by 05
0 comment

Sportist e dashamirë të futbollit nga Ferizajt kanë shtënë në funksion çdo mekanizëm e energji për të çuar përpara  evokimin për emergjencën për Stadium të Ri të Qytetit të Ferizajt.

Mes akuzave të ndërsjella qeveri komunale e qendrore, qyteti i dytë nga ekonomia e treti për nga numri i banorëve ka mbetur ende me një fushë futbolli dhe pa një stadium mirëfilli.

Ekipi i sportistdashëve ka ftuar qytetarët e Ferizajt që nga nesër te nënshkruan peticionin qe te i kërkohet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të marr gjitha verpimet për të nisur ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë e peticionit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

𝗣𝗲𝘁𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗮𝘁𝗮 𝟭𝟴.𝟬𝟳.𝟮𝟬𝟮𝟮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝟬𝟲.𝟬𝟴.𝟮𝟬𝟮𝟮, 𝗺𝗯𝗹𝗲𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗲 𝗻ë𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗯ë𝗵𝗲𝘁 𝗻ë 𝗦𝗵𝗲𝘀𝗵𝗶𝗻

𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁, 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷

𝘌𝘫𝘢 𝘯𝘦𝘯𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘫 𝘱𝘦𝘵𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪𝘯!

Faleminderit!

𝐏𝐄𝐓𝐈𝐂𝐈𝐎𝐍

Ne, qytetarët e Komunës së Ferizajt të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të gjitha veprimet e nevojshme, ashtu që të nis ndërtimi i Stadiumit të Ri Futbollistik të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj, në lokacionin prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Poashtu, kërkojmë nga Komuna e Ferizajt që bashkërisht me ministrinë e linjes dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkërendim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të nis procedurën e shpronësimit të ngastrave kadastrale ………….. aktualisht nën menaxhimin e AKP-së, ku ne të poshtëshënuarit, përmes këtij peticioni, kërkojmë të nis ndërtimi i Stadiumit të Ri Futbollistik të Ferizajt, për shkak të përparësisë që ofron, si lokacioni i vetëm në zonën urbane që ofron hapësirën e përshtatshme me pronësi publike, planifikimit hapësinor të kësaj zone, që me Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025 të Komunës së Ferizajt është destinuar si zonë sportive-rekreative, afërsisë që ka me objektet tjera sportive si Palestra e Sporteve, fushat e tenisit, fusha e futbollit me bari sintetik, shtigjet e vrapimit e të tjera në kuadër të zonës rekreative- sportive, për shkak të qasjes më të lehtë e më të shpejt të qytetarëve ferizajas por edhe qendrave urbane tjera në afërsi të Komunës së Ferizajt, si dhe si rrjedhojë e pajtueshmërisë masive të sportistëve, klubeve sportive dhe sportdashësve për ta nisur ky projekt në këtë lokacion, shprehur përmes debatit publik mbi këtë temë të mbajtur më 07.07.2022 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Ju ftojmë të gjithëve që të bëheni pjesë e peticionit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

𝗣𝗲𝘁𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗮𝘁𝗮 𝟭𝟴.𝟬𝟳.𝟮𝟬𝟮𝟮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝟬𝟲.𝟬𝟴.𝟮𝟬𝟮𝟮, 𝗺𝗯𝗹𝗲𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗲 𝗻ë𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗯ë𝗵𝗲𝘁 𝗻ë 𝗦𝗵𝗲𝘀𝗵𝗶𝗻 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁, 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷

𝘌𝘫𝘢 𝘯𝘦𝘯𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘫 𝘱𝘦𝘵𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯𝘪𝘯!

Faleminderit!


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]