Home Ferizaj FERIZAJ/ Nesër mbahet sesion informues për fermerë dhe agro-biznese për grantet e MBPZhR!

FERIZAJ/ Nesër mbahet sesion informues për fermerë dhe agro-biznese për grantet e MBPZhR!

by 05
0 comment

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nesër (e mërkurë) do të mbajë sesion informues me fermerë dhe agro-biznese për grantet e Programit të Zhvillimit Rural 2022.
Në këtë sesion informues, do të shpalosen detaje për programin e granteve, kualifikimet dhe detajet e nevojshme për aplikim të fermerëve, bizneseve agro-ushqimore, bizneseve të turizmit rural dhe Grupeve Lokale të Veprimit.

Aplikantët e interesuar nga komunat: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit mund të marrin pjesë në sesion, i cili mbahet nesër (20.07.2022) në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me fillim nga ora 10:00.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]