Home Ferizaj FERIZAJ/ Në shumë vende bie mjegull, policia apelon vozitësit për kujdes

FERIZAJ/ Në shumë vende bie mjegull, policia apelon vozitësit për kujdes

by 05
0 comment

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull. Policia rikujton se ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Më konkretisht, Policia Rajonale e Ferizajt, përmes kësaj komunikate i rekomandon shoferët e automjeteve që të mos  harrojnë se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme.

“Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, deklaron policia.

Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i dritave të mjegullës, nëse automjeti i ka ato, sepse ndihmon të ndriçohet rruga para dhe këto drita e bëjnë automjetin më të dukshëm për shoferët e tjerë.

“Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, deklaron policia.

Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, andaj policia kërkon vëmendje e të mos vozitet me shpejtësi.

“Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!”.

Policia njofton se ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në të njëjtin automjet.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]