Home Ferizaj FERIZAJ mposhtet nga Prishtina!

FERIZAJ mposhtet nga Prishtina!

by 05
0 comment

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Prishtina është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e javës së 11-të, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Ferizajt – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:1.

Leotrim Kryeziu shënoi të dy golat e fitores për vendasit, në minutat 6 dhe 56.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Donat Hasanaj, në minutën e 84-të.

Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e parë si vendas për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Prishtina pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet e treta në tabelë, kurse Ferizaj mbetet i fundit me 8 pikë. /Gazeta Express/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]